Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik do të ndahet në fund të marsit

Kurti njoftoi se kjo masë përfshihet në buxhetin e miratuar në lexim të dytë më 20 shkurt, me vlerë rreth 4 miliardë euro, duke shënuar hapin e parë konkret drejt realizimit të prioriteteve të qeverisë në mandatin e ri.