Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të martën (03.03.2026) do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.
Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Ky është orari sipas rajoneve:
Pejë:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit1. Nga TS 110/10(20) kV Peja 2 do të ndërprehet:
Dalja 10kV Kastrati (kodi: 51000007) prej orës 10:00 deri 15:00.
Vendet: Lagjja Dardania, Llozhani, Zllopeku, Poqesta, Belinca, Doberdoli, Babiqi, Pistoni dhe Sedefi
Arsyeja: Intervenim në eleminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.
Ferizaj:
Punime në projekte investive1. Nga TS 35/10[kV] Kaçaniku II do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Dubrava e Kaçanikut (kodi: 40045003) prej orës 08:00 deri 15:30
Vendet: Soponicë, Rekë, Dubravë dhe Vatë.
Arsyeja: Vendosja në punë e trafos së re.
Gjilan:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit1. Nga NS 35/10[kV] Kllokoti do të ndërprehet:Dalja 10 [kV] J02 Sllatina (kodi: 61065002) nga ora 10:00 deri 11:00.
Vendet: fshatrat: Pozharan, Sadovinë e Qerkezve, Sllatinë e Poshtme, Sllatinë e Epërme dhe Tërstenik.Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele.

