Vitia përkujton gazetarin Ibrahim Sefedini në njëvjetorin e vdekjes
Kolegët e tij në Viti kanë përkujtuar sot gazetarin e Kohës ditore, Ibrahim Sefedini, në njëvjetorin e vdekjes.
Miqtë dhe kolegët e tij thanë se Ibrahimi do të mbahet mend si njeri me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale.
Ibrahim Sefedini ndërroi jetë një vit më parë në moshën 51-vjeçare, në Francë, ku ndodhej për kurm nga një sëmundje e rëndë, nga e cila po lëngonte.
Gjatë karrierës së tij prej gazetari, ai punoi suksesshëm për mediume të ndryshme lokale e nacionale.
Së fundmi, për disa vite ishte korrespondent i gazetës “Koha ditore”.
Përveç që dha kontribut të madh për informimin e drejt dhe të saktë, ai njihej edhe si aktivist i shoqërisë civile përmes OJQ “Elita”./mediafokus

