Bardhi: Kush nuk ha mëngjes, nuk ndihet i uritur gjatë ditës

Mjeku i njohur, nutricionisti Luçjano Bardhi është shrehur se: kush nuk ha mëngjes, nuk ndihet i uritur gjatë ditës.

Kortizoli është hormoni që na ngre nga gjumi. Sa më i lartë niveli i kortizolit, aq më i lartë ai i insulinës, që do të thotë se në mëngjes njeriu ka nivele të larta të sheqerit.

Nëse në mëngjes përdorim ushqimet, si buka me reçel, kornflejks këtë insulinën e ngre dyfish.

Duhet të konsumojnë një dietë të shëndetshme, të mos jetë ushqim kryesor sheqeri, por yndyrna, si vaji, proteina.

Fëmijët duhet ta konsumojnë mëngjesin rreth 1 orë e gjysmë pas zgjimit. Gjatë ditës nuk është i uritur, nuk e ndjen nevojën 4-5 herë.

Thelbi janë proteinat dhe yndyrnat e shëndetshme jo karbohidratet, tha mjeku.