Një person kapet me armë në Audi Q8 në Gjilan, arrestohet
Një person është arrestuar në Gjilan pasi gjatë një kontrolli policor në automjetin e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me municion.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në rrugën “Zija Shemsiu”, ku pas një informate nga Njësia e Task-forcës Rajonale, patrulla policore ka ndërhyrë dhe ka ndaluar një veturë të tipit Audi Q8.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur të fshehur pranë timonit një pistoletë të llojit TT, së bashku me një karikator dhe shtatë fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e forenzikës, e cila ka kryer ekzaminimet e nevojshme dhe ka bërë konfiskimin e armës dhe municionit.
I dyshuari Gazmir Salihu është shoqëruar në Stacionin Policor në Gjilan, ndërsa për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

