Nesër i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra mbrëmë nga e dashura
Familja Brahimi nga Obiliqi ka njoftuar se nesër do të varroset më i dashuri i tyre, Ilazi, që vdiq tragjikisht në Majac të Podujevës.
Në postimin e një familjari thuhet se të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit.
Ceremonia mortore do të nis nga ora 12:30.Ndryshe, viktima u vra nga e dashura e tij, Ardita Gashi, e cila të dielën mbrëma e qëlloi edhe gruan e axhës së saj, në rrethana dhe për motive akoma të panjohura.
E plagosura dhe vet e dyshuara, vdiqën sot në QKUK. Kjo e fundit u lëndua pasi e plagosi veten.

