Fier, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

I braktisur nga të gjithë dhe i pa shoqëruar nga asnjë familjar, 80-vjeçari Shefit Rrapaj, autor i vrasjes së bashkëshortes së tij, Dashurie Rrapaj, 75 vjeçe, dy ditë më parë në Kuman të Roskovecit në Fier të Shqipërisë.

Sipas drejtorit të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Arben Duka, negociatat e policisë me familjarët për të tërhequr trupin nuk dhanë rezultat, shkruan A2.

Në këto kushte, në bazë të ligjit, ceremonia mortore u krye nga bashkia pa asnjë lot dhe pa asnjë lule mbi varrin e tij.

Ndërkohë, Dashurie Rrapaj u përcoll në banesën e fundit në fshatin Allambreas të Beratit, në vendlindjen e saj.