500/K për Dardanët – qiti paret kryeministër!

Kombëtarja e Kosovës mori fitoren më të madhe në historinë e saj, duke e mposhtur mbrëmë Sllovakinë në Bratisllavë.

Dardanët fituan 4-3 dhe kështu siguruan kualifikimin në finalen e “play-offit” të Botërorit 2026.

Ministri i Financave, Hekuran Murati njoftoi se shpërblimi prej 500 mijë euro për Kombëtaren do të miratohet të hënën në mbledhjen e qeverisë.

“Mirëmëngjes fitues! Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, shkroi Murati.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte premtuar 500 mijë euro nëse “Dardanët” e kalojnë Sllovakinë dhe 1 milion të tjera nëse e mposhtin Sllovakinë.

E ishte kryetari i Prishtinës, Përparim Rama që dje postoi një fotografi nga stadiumi në Bratisllavë me mbishkrimin “Qiti paret kryeministër”.