Azemi: Qytetarët po vidhen përmes njehsorëve elektrikë, duhet të jepet përgjegjësi
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media para KEDS/KESCO. raporton Ekonomiaonline.
Ai ka thënë se këtë konferencë po e mban në këtë vend për të ofruar dëshmi për, siç ka thënë Azemi, se kanë manipuluar dhe kanë vjedhë me njehsorë elektrikë.
“Du me i dorëzu këto dëshmi dhe me ju tregu që faktet nuk rrejnë, këta po rrejnë sepse kanë inkasu të hyra, mjete financiare paligjshëm ndaj qytetarëve të Kosovës, dhe kanë dalë kanë thënë që po manipulohen të dhënat. Nuk po manipulohen të dhënat. Tash do të hy dhe do të kërkojmë takim me menaxhmentin e KED-sit edhe me iu shpjegu me iu dhënë këto fakte, pra kjo është vepër penale, këtu duhet me dhënë përgjegjësi, e prej këtu duhet me shku edhe te zyrat e ZRrE-së sepse nuk e kanë monitoru implementimin e vendimeve për tarifat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Azemi. /Ekonomiaonline

