Pensionohet gjyqtari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Naser Maliqi

Naser Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka arritur moshën e pensionit.

Kolektivi i Gjykatës i kanë uruar shëndet dhe mbarësi kolegut të tyre.

Punën si gjyqtar, Maliqi e filloi në vitin 2002, në Gjykatën për Kundërvajtje në Viti, për të kaluar më vonë në Gjykatën Komunale, ku punoi deri më 2010.

Për dy vite të tjeara (2010-2012) ka qenë gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gjilan.

Maliqi u emërua gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil, në Gjykatën Themelore në Gjilan, në vitin 2013.

Nga nëntori i vitit 2015 kaloi gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Në periudhën 1997-1999, ai ka qenë drejtor i Kooperativës “Manifaktura” në Viti.