Në këtë shtet punësohen mbi tre milionë persona përnjëherë, cila është detyra e tyre?

Më shumë se 3 milionë zyrtarë në Indi do të kalojnë një vit duke numëruar popullsinë, një detyrë kjo mjaft e madhe.

Regjistrimi i popullsisë, i planifikuar për vitin 2021, do të fillojë më 1 prill me një afat të shkurtër për qytetarët që dëshirojnë të regjistrohen në internet, tha qeveria të hënën.

Më pas do të ketë dy faza të anketave fizike derë më derë.

E para do të rendisë shtëpitë dhe kushtet e banimit, kurse e dyta – banorët dhe parametrat e tyre ekonomikë dhe socialë.

Kështu tha para gazetarëve Komisioneri i Regjistrimit të Popullsisë, Mritunjay Kumar Narayan, përcjellë express.

Me një popullsi prej më shumë se 1.4 miliard banorësh, India ia kaloi Kinës.

Analistët dhe ekonomistët nuk e shohin rritjen e popullsisë së Indisë si shkak për alarm.

Popullsia kryesisht e re është mundësi për të krijuar një grup të madh punëtorësh të kualifikuar, ndërkohë që shumë ekonomi të mëdha po përballen me plakje të fuqisë punëtore.

Regjistrimi do të mbledhë gjithashtu detaje mbi kastat, tha Narayan.

Procesi pritet të përfundojë marsin e ardhshëm.