Shpërblimet për individë mund ta dëmtojnë lojën kolektive të kombëtares sonë kundër Turqisë
Kombëtarja e Kosovës luan sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme deri më tani në rrugëtimin e saj kualifikues për Botëror.
Djemtë janë të motivuar maksimalisht për ta fituar këtë betejë në fushën e gjelbër.
Por, fitorja nuk mund të vijë me lojë individuale të asnjë futbollisti. Vetëm loja kolektive, kompakte dhe me konpcet të qartë mund të sjellë rezultat.
Shpërblimet për individë, që po premtohen së mund ta dëmtojnë kompaktësinë.
“Kush shënon i pari shpërblehet me 20 mijë euro”.
Çfarë motivi ka pastaj i dyti për të shënuar.
A na mjafton një gol për të siguruar fitoren?
A e prish kjo ‘ndërhyrje’ konceptin e lojës së trajnerit?
Dhe shumë pikëpyetje dhe dilema të tjera mund të ngritën.
Ata djemë nuk vijnë për të “lënë shpirtin në fushë” për 20 mijë euro, ata vijnë e luajnë për diçka më të madhe se shpërblimi.
Të kuptohemi, çdo shpërblim është motivues, por duhet të premtohet për ekipin, jo për individin. Nuk është më meritor se tjetri ai që shënon.
Për kualifikim eventual në Botëror, Qeveria e Kosovës ka premtuar 1 milion euro për ekipin. Kjo është OK./Mediafokus

