Sot, 29 raste të reja me Covid-19

Sot, më 10 qershor 2020, janë shënuar edhe 29 raste të reja me Covid-19 dhe një i shëruar.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të IKSHPK:

Sot më 10 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 280 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 29 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 13 raste (sipas vendbanimit: 13 raste Prishtinë), komuna e Obiliqit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Milloshevë), komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Druvar dhe 1 rast Vushtrri) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Zhiti-Viti, Lutogllavë-Prizren, Shushicë-Istog, Janjevë-Lipjan, Fushë Kosovë dhe Rahovec.

Sot më 10 qershor 2020, është shëruar 1 pacient derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 913 raste.