Hospitalizimi në shtëpi – model i ri i trajtimit të pacientëve
Kujdesi mjekësor në shtëpi po zhvillohet gjithnjë e më shumë në kantonet gjermanishtfolëse të Zvicrës dhe po fillon të përhapet edhe në zonat frankofone.
Ky model synon të lehtësojë presionin mbi spitalet dhe të mbështesë rikuperimin e pacientëve në mjedisin e tyre familjar.
Si alternativë ndaj trajtimit akut spitalor, ky qasje është e përshtatshme për pacientë me gjendje të qëndrueshme, të cilët mund të monitorohen në distancë.
Pas trajtimit fillestar në urgjencë, disa pacientë mund të vazhdojnë kujdesin në shtëpi nën mbikëqyrje mjekësore.
Në praktikë, një pacient 73-vjeçar me sëmundje kronike të mushkërive, pas stabilizimit, mund të kthehet në shtëpi me një aparat oksigjeni dhe sistem monitorimi në distancë.
Ai përfiton vizita të përditshme nga mjeku dhe infermierja, transmeton albinfo.ch.
Një model që po zgjerohet, por ende po testohet
Ky model mbetet i kufizuar: nuk përfshin kirurgji ose kujdes intensiv.
Shoqëria Zvicerane për Hospitalizimin në Shtëpi, e themeluar në 2023, synon të përshpejtojë implementimin e tij.
Studimet tregojnë se kjo qasje redukton komplikacionet dhe shpejton rikuperimin në shtëpi.

