Ka ndërruar jetë në Gjilan krijuesi dhe kritiku letrar, Sherafedin Kadriu

Ka ndërruar jetë në Gjilan, krijuesi dhe kritiku letrar, Sherafedin Kadriu.

Njoftimin e kanë dhënë familjarët.

Postimi i plotë:

Edhe herën e fundit që u pamë, më prite me buzëqeshjen e njejtë si gjithmonë.

Veçse kësaj here u përqafuam më fort se gjithë herave tjera e më tha “ooo hajde bre Lano se vallahi ti ma ndreq diten”.

Ai përqafim paska qenë lamtumira e heshtur që i thamë njëri tjetrit.

E këto fjalë të bukura paske vendosur të mi thuash të fundit.

Axha Din, faleminderit për të gjitha këshillat dhe për vlerësimin aq të lartë që gjithmonë e kishe për mua.

Të shpërbleft Perëndia me ngjyrat më të bukura të botës tjetër.

Një dedikim për Sherën e ka bërë edhe kushëriri i tij, Izeir Hyda:

Shumë e rëndë qenka të them lamtumirë miku im i dashur Sherafedin Kadriu.

Të desha shumë, kushëriri, shoku e miku im!

Ti e deshe poezinë si shpirtin, letërsinë si dritën, jetën me gjithë bukurinë e saj – o njeri i mirë!

Ike shpejt, shumë shpejt… dhe sot zemrat tona rëndohen nga ky lajm i hidhur.

U takuam shpesh kohëve të fundit.

Biseduam për fëmijërinë, rininë, folëm për fshatin tonë të lindjes – për Pogragjën – për punën, për arsimin, për jetën.

Në çdo fjalë tënden kishte urtësi; nga Ti mësova shumë. Do të të kojtoj gjithmonë me mall e me respekt të thellë.

Fjala jote me peshë, vargjet tua me shpirt dhe veprimtaria jote letrare e artistike do të mbeten dritë e pashuar – një trashëgimi e çmuar për ne dhe për brezat që do vijnë.

Lamtumirë miku im…
U prehsh në paqe!