Ibrahim Tatlises dërgohet me urgjencë në spital, edhe nipi i tij përfundon në spital në të njëjtën ditë
Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises, 74 vjeç, është transportuar me urgjencë në një spital në Stamboll, pas një shqetësimi shëndetësor që pati, menjëherë pas koncerteve jashtë vendit.
Ai u paraqit me tension të ulët të gjakut, dhe pas kontrollit fillestar mjekët identifikuan një infeksion bakterial, duke vendosur që ai të shtrihet në njësinë e kujdesit intensiv.
Drejtori i spitalit, Dr. Engin Çakmakçi, bëri të ditur se Tatlises ka vetëdije të plotë, funksionet e zemrës dhe mushkërive janë normale, dhe gjendja e tij e përgjithshme është e qëndrueshme.
Trajtimi për infeksionin vazhdon sipas protokolleve mjekësore.
Familjarët e tij, përfshirë fëmijët Ahmet dhe Dilan Çitak, shkuan menjëherë në spital për ta vizituar atë.
Vajza e tij, Melek Zubeyde, konfirmoi se infeksioni mendohet të ketë origjinën nga tëmthi dhe se ekziston mundësia e një operacioni, në varësi të zhvillimeve të mëtejshme.
Ndërsa shqetësimet vazhdojnë për këngëtarin, u zbulua se edhe nipi i tij ishte në spital në të njëjtën ditë.
Postimi i Yasemin Sefkatli Tatlises zbuloi ditën e vështirë që po përjetonte familja, shkruajnë mediat turke, përcjellë ts.
Yasemin Şefkatli Tatlıses deklaroi në një postim në llogarinë e saj në rrjetet sociale se ata ishin në spital për kontrollin rutinë kardiologjik të djalit të saj Aylin.
Në postimin e saj, ajo zbuloi se edhe gjyshi i saj, këngëtari i famshëm, u sëmur po atë ditë dhe e përshkroi përvojën e tyre me fjalë prekëse.
“Dje ishte një ditë e çuditshme. Për fat të mirë çdo anëtar i familjes sonë është i shëndetshëm dhe shpresojmë që të bëhet mirë. Aylin bëri një kontroll rutinë kardiologjik dhe diskutuam se çfarë duhet të ndodhë në proceset e ardhshme, ne jemi luftëtarë në këtë rrugë. Në atë moment, gjyshi i tij u sëmur dhe na u desh të shkonim atje, ndonjëherë ndodh kështu, Zoti na ruajtë të gjithëve”./ts

