Sherafedin Kadriu, një penë e shquar e Anamoravës dhe Kosovës
Në orët e hershme të mëngjesit të sotshëm të 9 prillit 2026, pak muaj para se të dilte në pension nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore e Gjilanit, ku edhe punonte, pas një sëmundje të rëndë disavjeçare, ndërroi jetë shkrimtari SHERAFEDIN KADRIU, një nga penat e shquara të Krahinës së Anamoravës , si dhe mësimdhënës shumëvjeçar në arsimin gjilanas.
Sherafedin Kadriu u lind më 1961, në Pogragjë të Gjilanit. Gjimnazin shkencor dhe Akademinë Pedagogjike (drejtimi gjuhë shqipe) i kreu në Gjilan, ndërsa me korrespodencë kreu Fakultetin Filologjik, drejtimi letërsi dhe gjuhë shqipe në Prishtinë.
Mësimdhënës i gjuhës shqipe në disa shkolla të Gjilanit, ndërsa në vitin 2004 pranohet ne QRTK Gjilan, bashkëpunëtor profesional për kulturë jomateriale.
Ka përfunduar Masterin Shkencor për Arkeologji, specialiteti Prehistori, me ç’rast mori titullin arkeolog.
KA BOTUAR
• Në kërkim të thellësive poetike, libri i parë në fushën e kritikës letrare, sh. b. “Beqir Musliu”, 2021, Gjilan.
• Në kërkim të thellësive poetike 2, libri i dytë në fushën e kritikës letrare, sh. b.”Rozafa”, 2024, Prishtinë.
• Rrugëtimi i një bashkatdhetari, monografi, (bashkautor me Sabit Rrustemin), sh.b. “Beqir Musliu”, 2020, Gjilan
• K u r v d e s i n n g j y r a t , edituar nga sh.b. “Beqir Musliu”, Gjilan, 2025, është përmbledhja poetike, me të cilën poeti dëshiron të komunikojë për herë të parë me lexuesin., etj.
NË DORËSHKRIM
Krijime letrare
• Ngutje e vonuar. Publicistikë
• Si soset jeta (karantina me kancerin). Ditar personal. Publicistikë.
• Rrëfenja nga Brinja….Intervista ndryshe me veprimtarë atdhetarë.
• Vala flet me gurgullima. Poezi për fëmijë bashkë me rrëfimet dhe veprimet e mbesës, Anës së vogël.
NGA TRASHËGIMIA GOJORE E RAJONIT TË GJILANIT
• Mesele për Stejdepartment. Anekdota origjinale. Vetëm rastësia mund të sjellë ndonjë motërzim.
TRASHËGIMIA HISTORIKE, KULTURORE E MATERIALE E RAJONIT
• Gjilani dhe Gjinollët (Interpretime arkeologjike – historike).
BOTIME NGA TRASHËGIMIA MATERIALE
• Kalaja e Pogragjës, Gjilan, 2008.
• Riti i varrimit gjatë epokës së Hekurit në Kosovë, Gjilan, 2019.
• Trashëgimia materiale e Gjilanit me rrethinë, Gjilan, 2021.
PËRFAQËSUAR NË BOTIME TË NDRYSHME
• Në Monografinë e qytetit: Gjilani me rrethinë, Gjilan, 2012, prezantohet me punimin Trashëgimia materiale e Gjilanit me rrethinë.
• Në librin Trashëgimia kulturore e Rajonit të Gjilanit 1, Gjilan, 2016, është përfaqësuar me 60 punime, në 6 prej tyre si bashkautor.
• Në librin Trashëgimia materiale e Rajonit të Gjilanit 2, Gjilan, 2018, është përfaqësuar me 65 punime, në dy prej tyre bashkautor.
NGA BOTIMET PËR NËNË TEREZEN
• Mehmetali Rexhepi – Sherafedin Kadriu (bashkautorë): Kohëngjeshje bamirësie, SHHB “Nënë Tereza”, Dega në Gjilan, 2000.
REDAKTIME, RECENSIONE DHE LEKTURA
• Ka redaktuar katalogë, libra e shkrime letrare si dhe vepra të trashëgimisë shpirtërore dhe materiale, edituar nga QRTK Gjilan./Sabit Rrustemi

