Djali rrah nënën në Prishtinë, e bënë për mjek

Një rast i rëndë është raportuar të hënën në Prishtinë, ku një grua është sulmuar fizikisht nga djali i saj, për çka ka pranuar trajtim mjekësor.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.