Kurti flet për negociatat me PDK e LDK: Hamzës i ofrova rrokadë, Abdixhikut të bëhet ministër i Jashtëm
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për negociatat me partitë opozitare sa i përket zgjedhjes së presidentit, shkruan Gazeta Express.
Kurti ka thënë se oferta e LVV-së për PDK-në për një rrokadë mes kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarit dhe oferta për LDK-në për zëvendëskryeministrin dhe 4 ministri është shumë gjeneroze.
Ai ka thënë se Hamza e Abdixhiku kanë shumë më pak vota se sa disa figura në LVV, shkruan Express.
“Duhet t’i evitojmë zgjedhjet e reja e që nuk sjellin asgjë të re. I kemi vetëm 113 ditë. Me 28 dhjetor i kemi mbajtur zgjedhjet, rezultati s’ka qenë kurrë më i qartë. Këta 120 deputetë duhet t’i funksionalizojnë institucionet. Duhet të kemi edhe president. Të pranohet e respektohet rezultati i zgjedhjeve. LVV me partnerë i ka 57 deputetë, 66 si mazhorancë. Pranimi i rezultatit nënkupton që PDK ta kuptojë se janë vetëm 1/3 e mazhorancës me 22 deputetë”, ka deklaruar kreu i LVV-së.
“Kryetari i LDK-së mund të bëhet zëvendës i imi, njëkohësisht të jetë edhe ministër i Punëve të Jashtme. Pra t’i ketë 4 ministri. Unë i kam thënë Abixhikut, eja në vend të Glaukut dhe ecim përpara. Oferta jonë është shumë gjeneroze”, ka thënë Kurti.

