Mësuesja vdiq pasi i solli në jetë binjakët e saj
Migena Salihi, ndërroi jetë vetëm pak ditë pasi u bë nënë për herë të parë.
Aktivisti Mirsad Basha shkruan në një postim në “Facebook”:
“Sot humbem nji prej vajzave ma energjike, nji prej vajzave fantastike te ktij qyteti. Nji super vajze aktive, familjare dhe shembull ne shoqni. Jena pa fjale, nuk na besohet! Migena, te dona shume fort, gjithmone…”.
Miqtë e saj nga shoqata kanë mbjellë një pemë në kujtim të saj.
Kujtojmë se menjëherë pasi solli në jetë binjakët, gjendja shëndetësore e Migenës u përkeqësua, duke e bërë të domosdoshëm sigurimin urgjent të gjakut të grupit 0 negativ.
Pavarësisht faktit se thirrja për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, mobilizimit të dhjetëra qytetarëve të cilët iu përgjigjën apelit, si edhe përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetojë duke lënë jetime dy bebushat e sapolindur.
Pavarësisht te tashmë nuk është më, Migena “do të jetojë” në zemrat e atyre që e deshën fortë.


