Një njeri me këtë gjuhë nuk meriton mandat

Zaki Asllani

Një ditë kërkon dënim me vdekje për kundërshtarë. Ditën tjetër i njëjti deputet që fyen gratë e pamartuara si “gra të këqija”, vjen nga një parti që ka grua kryetare dhe Kuvendi udhëhiqet nga grua kryesuese.

Kjo e bën edhe më të rëndë heshtjen.

Kjo gjuhë nuk është vetëm fyerje.

Është mendësi e rrezikshme për shoqërinë dhe për shtetin.

Deputeti që përçmon gratë dhe kërkon dënim me vdekje për kundërshtarë nuk përfaqëson qytetarët i dëmton ata.

Një njeri me këtë gjuhë nuk meriton mandat.

Duhej t’i hiqej mandati. Pa debat.

Ky deputet nuk ka më kufi, ka vetëm urrejtje.!!