Një 25-vjeçar humb jetën në aksident trafiku
Në një aksident trafiku ka humbur jetën një i ri në moshën 25-vjeçare, Sofjan Nysret Podvorica, raporton Sinjali.
Lajmi është konfirmuar nga familjarët, të cilët kanë shprehur dhimbje të thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të të ndjerit.
Sofjan Podvorica është përshkruar nga familja si një djalë i dashur, me shpirt të bardhë dhe i njohur për buzëqeshjen dhe mirësinë e tij.
Sipas tyre, humbja e tij është e rëndë dhe e pazëvendësueshme.
Detaje të tjera rreth aksidentit nuk janë bërë ende të ditura nga autoritetet.

