Të shtëna në darkën e Trump me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti largohet me urgjencë

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump u larguan me urgjencë nga darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pasi një person i armatosur hapi zjarr.

Nata më e madhe e vitit në Uashington u kthye në kaos pasi të shtëna u dëgjuan në hollin e hotelit Washington Hilton rreth orës 20:15.

Presidenti dhe Zonja e Parë u dërguan menjëherë në një ambient të sigurt, të ndjekur nga anëtarë të kabinetit.

Eventi luksoz sapo kishte nisur kur një i dyshuar i armatosur me një “armë të fuqishme” hyri me forcë në hollin e hotelit.

Mijëra të ftuar u detyruan të fshiheshin poshtë tavolinave dhe karrigeve, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret hynë në sallë duke u kërkuar të gjithëve të mbroheshin.

Qindra gazetarë nisën të telefononin për të raportuar zhvillimet.

Një agjent i Shërbimit Sekret u qëllua, por sipas një burimi për Daily Mail, ai kishte veshur jelek mbrojtës.

Nuk janë raportuar të lënduar dhe Presidenti konfirmoi më vonë se autori i të shtënave është “arrestuar”.

Ai dhe Zonja e Parë janë larguar nga hoteli dhe janë kthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti po merrte pjesë në këtë event për herë të parë që nga viti 2011 dhe pritej të nderohej si dhe të mbante një fjalim.

Shërbimi Sekret dhe autoritetet e tjera mbushën sallën e banketit në Washington Hilton, ndërsa qindra të ftuar që po hanin u fshehën poshtë tavolinave.

“Largohuni nga rruga, zotëri!” bërtiti dikush, ndërsa të tjerë bërtisnin që të uleshin poshtë.

“Shërbimi Sekret i SHBA-së, në koordinim me Policinë Metropolitane, po heton një incident me të shtëna pranë zonës kryesore të kontrollit me detektorë metali në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Një person është në paraburgim,” tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për Daily Mail.

Gjendja e personave të përfshirë nuk dihet ende dhe autoritetet po vlerësojnë në mënyrë aktive situatën.

8:24 Detajet e ngjarjes dhe dyshimet e policisë, i dyshuari në darkën e Trump ishte mysafir në hotelin Washington Hilton

I dyshuari besohet të ketë qenë mysafir në hotelin Washington Hilton ku ndodhi ngjarja dhe policia ka “siguruar një dhomë” për të përcaktuar se çfarë ka brenda, sipas Shefit të Përkohshëm të Departamentit të Policisë Metropolitane, Jeffery Carroll.

04:13 Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj njërit prej agjentëve të Shërbimit Sekret

Një agjent i Shërbimit Sekret të SHBA-së u qëllua gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të shtunën në mbrëmje, sipas tre personave të informuar që folën për CNN.

03: 58 “Autorin e kisha vetëm pak metra larg”, gazetari i CNN tregon momentin kur nisën të shtënat: Ishte i shtrirë në tokë kur filloi të gjuante

Gazetari i CNN, Wolf Blitzer, ishte vetëm pak metra larg një personi të armatosur që filloi të qëllonte gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në hotelin Washington Hilton.