Familja dhe policia në Gjermani kërkojnë ndihmë për gjetjen e 13-vjeçarit Eduart Arifi
Autoritetet në Radolfzell të Gjermanisë janë vënë në kërkim të 13-vjeçarit Eduart Arifi, i cili është raportuar i zhdukur që nga mëngjesi i sotëm, në vendbanimin e tij, përcjell albinfo.ch.
Sipas familjes, Eduarti është parë për herë të fundit në orët e para të ditës dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer në shtëpi.
Ai vuan nga autizmi dhe ADHD, gjë që e bën situatën edhe më shqetësuese për familjarët dhe autoritetet.
Në momentin e zhdukjes, ai ka qenë i veshur me një xhaketë varsity me ngjyrë bardh e zi, me shkronjën “N”, si në fotografinë e shpërndarë nga familja.
Policia lokale në Radolfzell ka nisur kërkimet intensive në zonë, ndërsa familja u ka bërë apel qytetarëve që të ndihmojnë me çdo informacion të mundshëm që mund të çojë në gjetjen e tij.
Për çdo informacion të dobishëm, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Radolfzell ose babain e tij në numrin: +49 178 2057076.
Familja kërkon ndihmën e publikut dhe lutet që çdo shikim apo informacion të raportohet menjëherë tek autoritetet.

