Aida Dërguti i bashkohet PDK-së
Aida Dërguti, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Kështu ka njoftuar autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, ku Dërguti ishte opinioniste.
“Aida, një ndër personat më të angazhuar në Kosovë për kauzat e drejta per vendin, ka vendosur t’i rikthehet aktivizimit të drejtpërdrejtë në politikë. PDK-ja sot dhe Kuvendi i Kosovës pas 9 qershorit do të fitojnë shumë, teksa në Rubikon do të ndjehet thellë mungesa e saj”, thuhet në postimin e Kelmendit.

