Obama: UFO-t ekzistojnë, do të përfaqësoja Tokën për të pasur kontaktin e parë me to!

Gjatë bisedës, Obama u shpreh se beson se mund të ekzistojë jetë inteligjente jashtë Tokës, por theksoi se qeveria amerikane nuk ka prova konkrete apo kontakte të fshehta me alienë.

“Qeveria është shumë e dobët në mbajtjen e sekreteve”, tha me humor ish-presidenti amerikan.

Ai shtoi se nëse autoritetet amerikane do të kishin në zotërim anije kozmike apo prova për ekzistencën e alienëve, informacioni do të ishte bërë publik prej kohësh.

“Me siguri dikush do të kishte bërë një selfie me një alien dhe do t’ia kishte dërguar të dashurës për ta impresionuar”, u shpreh Obama, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Intervista mori një tjetër kthesë kur Obama deklaroi me ironi se do të ishte i gatshëm të përfaqësonte Tokën në rast të një kontakti me jashtëtokësorët.

“Kandidoj për kontaktin e parë”, tha ai, duke argumentuar se përvoja në diplomaci dhe karakteri i tij miqësor e bëjnë personin e duhur për këtë rol.

Nga ana tjetër, moderatori Stephen Colbert iu përgjigj me humor: “Do ta mbajmë parasysh”.