Këshilltari i Donika Gërvallës sulmon deputetët që iu bashkuan Osmanit, i reagon Kraki: S’po më duket aspak e udhës

Naser Arifi, këshilltar i Donika Gërvallës, në një shkrim të fundit sulmoi tre ish-deputetë të GUXO-s që iu bashkuan Vjosa Osmanit.

“Jeta, Haxhia e Albena copa patën dashtë me u ba për numër në një mbledhje të kryesisë. Në një rast mu pat kriju më përshtypja se kanë me u rrokë për flokësh edhe pse Haxhia ska pas flokë, e ka pas një përparësi në këtë tentim-kacafytje

Jeta edhe pat kajt me lot per numër njëherë. Edhe gjithmonë kur vishin ne mbledhje, kalkulatorët e interesit personal mezi ua zinte dera’’, ka shkruar ai.

Pas këtij postimi të Arifit, ka reaguar deputeti i GUXO-s, Nezir Kraki. Duke komentuar deklaratën e tij, Kraki e ka cilësuar të papërshtatshme këtë qasje ndaj figurave që, sipas tij, deri dje kanë qenë ndër përfaqësuesit kryesorë të partisë.

“Naser, nuk me duket aspak e udhes kjo fushate denigruese ndaj figurave deri dje kryesore te partise qe jane edhe persona me legjitimitet te konfirmuar nder vite. Me postime te tilla ti nuk e nderon as veten as ministren qe te ka angazhuar e sidomos jo partine’’, ka shkruar Kraki.