Kompletohet kthimi i Osmanit në LDK, edhe si prijëse e listës: Votohet “unanimisht” nga Këshilli i Përgjithshëm

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka konfirmuar se propozimi që Vjosa Osmani t’i prijë listës, është votuar unanimisht nga kjo parti.

“Në unanimitet të plotë, LDK votoi propozimin dhe vendimin e kryesisë që në garën e ardhshme Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente, unë për kryeministër, dhe t’i kemi 110 kandidatë për deputet.

Është një momentum historik për LDK-në, t’i afrojmë të gjithë pavarësisht dallimeve që mund t’i kemi…”, ka thënë ai.