Lutfi Haziri flet për rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK “Do e rikthejë votën fuqishëm”

Nënkryetari LDK-ës, Lutfi Haziri, ka folur për rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK dhe ndikimin që ajo do të kishte në elektoratin e partisë, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë intervistës në “Podcast me Shkelzen Dakaj”, Haziri u shpreh se një pjesë e madhe e votave që dikur u larguan nga LDK-ja lidhen drejtpërdrejt me figurën e Vjosa Osmanit.

“Unë besoj që në pjesën më të madhe po. Arsyeja pse janë shku ato vota ka qenë ura me emrin e saj. Njerëzit që e kanë analizu e kanë thënë që e kanë votu Vjosën, jo Albin Kurtin. Po besoj që tani shpjegohet kjo, ka mu tregu dhe s’ka nevojë për shumë fjalë, dhe vetë rikthimi me u bashku në LDK”, deklaroi Haziri.