72-vjeçari shqiptar që nuk ndahet nga biçikleta prej më shumë se tre dekadash
Në Cërrik të Shqipërisë, 72-vjeçari Enver Mustafaj vijon të mbetet një figurë e veçantë për komunitetin lokal, duke riparuar biçikleta prej më shumë se 35 vitesh.
Që në moshën 14-vjeçare i apasionuar pas mekanikës, ai thotë se puna me biçikletat është jeta e tij, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
“Unë këtë punë e kam pasur shumë qejf. Nuk e lë dot, edhe pse shpërblimi nuk është gjithmonë i mirë”, thotë ai për median shqiptare.
Ai kujton me nostalgji modelet e vjetra të biçikletave dhe thotë se i mban mend të gjitha emrat e tyre.
Edhe sot, në moshë të thyer, Enveri vazhdon të udhëtojë vetë me biçikletë në distanca të gjata, duke treguar se pasioni nuk njeh moshë.

