Pacolli: Bashkimi Vjosa-Lumir, projekt i interesave private, jo të qytetarëve

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, akuzoi ish-presidenten Vjosa Osmani për papjekuri politike dhe ego personale, duke komentuar rikthimin e saj në LDK.

“Çfarë pamë prej lëvizjeve të fundit ishte: ose unë presidente, ose le të kallet ky vend. Kjo nuk do të duhej të vinte prej një gruaje e cila është vlerësuar jashtëzakonisht shumë,” tha Pacolli për Kosovapress.

Ajo cilësoi bashkimin Vjosa-Lumir si projekt të interesave private, jo të qytetarëve.

“Janë bashkim për ambiciet e tyre për pushtet, jo për të fuqizuar LDK-në dhe as për të sjellë diçka të mirë popullit,” shtoi ministrja.