Drenushë Maloku Bejtullahu – zëri i besimit dhe përkushtimit
Drenushë Maloku Bejtullahu po merrë përkrahje gjithandej si kandidate për deputete në listën e LDK-së.
Thirrje pë ta mbështetur atë ka bërë edhe Pogragja, vendlindja e bashkëshortit të saj.
Mbështetja për kandidaten Drenushë Maloku Bejtullahu nuk është vetëm mbështetje për një emër, por për një familje me traditë të gjatë arsimore, njerëzore dhe kombëtare, të lidhur ngushtë me Pogragjën dhe vlerat e saj më të mira.
Drenusha është bashkëshortja e Armir Bejtullahut nga Pogragja, i lindur më 1994, i cili që nga viti 2008 jeton në Gjilan dhe punon si inxhinier i rrjetave në kompaninë 3CIS në Prishtinë.
Armiri është djali i Arsim Bejtullahut – njëri ndër themeluesit e LDK-së në Pogragjë, profesor i matematikës dhe magjistër i menaxhimit të institucioneve arsimore.
Ai ishte mësimdhënësi i parë i kualifikuar i matematikës nga vendlindja e tij, me kontribut të veçantë edhe si drejtor shkolle për pesë vjet, sportist dhe udhëheqës i klubit futbollistik “Liria”.
Armiri dhe Drenusha janë prindër të vogëlushes Margo, e cila më 27 maj mbush një vit jetë, duke e bërë familjen Bejtullahu edhe më të bekuar dhe më të përkushtuar ndaj vlerave familjare.
Familja Bejtullahu përfaqëson një traditë të hershme dhe të respektuar arsimore, që nis me Jakup Bejtullahun, mësimdhënës që nga viti 1967.
Kjo frymë e dijes dhe edukimit është bartur brez pas brezi: te djali i tij Arsimi, te nipi Armiri – inxhinier i rrjetave, si dhe te mbesat Altina – inxhiniere e rrjetave dhe Albina – psikologe dhe mësimdhënëse e mësimit klasor.
Kjo familje ka nxjerrë profesionistë dhe njerëz të përkushtuar ndaj shoqërisë dhe vendit.
Vota për Drenushën është votë për brezin e ri, për familjen, për dijen dhe për të ardhmen e Kosovës evropiane.
Drenusha është zëri i shpresës dhe dinjitetit.
Ka emra që shkruhen në fletëvotim dhe mbesin në zemrat e votuesëve tër jetën.
Prandaj, me respekt dhe besim ju ftojmë ta mbështesni Drenushën numër 103, sepse ajo është zëri i shpresës dhe dinjitetit.
/Izeir Hyda

