Humb jetën 56-vjeçarja shqiptare në New York, ra në pusetë pasi zbriti nga makina
Një shqiptare ka humbur jetën në Manhattan të New York-ut, pasi ka rënë një një pusetë.
Mediat amerikane raportojnë se ka ndërruar jetë 56-vjeçarja Donika Gocaj, transmeton express
Mësohet se ngjarja ka ndodhur të hënën, teksa gruaja po kalonte pranë kryqëzimit të Rrugës 52 me Fifth Avenue.
56-vjeçarja kishte parkuar makinën e saj tip “Mercedes-Benz SUV” dhe sapo kishte zbritur, kishte rënë direkt në pusetë.
Dyshohet se avulli i nxehtë brenda pusetës, rreth 3 metra të thellë, i shkaktoi arrest kardiak.
Hetime për spiunazh dhe rrjedhje të sekreteve shtetërore nga presidenca e Maqedonisë së Veriut. (foto ilustrim)

