Zhduket 20-vjeçarja nga Vitia, familja alarmon Policinë: “Nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk lajmërohet në telefon”
Një vajzë e re nga fshati Smirë i Vitisë është raportuar e zhdukur nga familja e saj, pasi prej disa ditësh nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk ka asnjë kontakt me familjarët, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 20 maj 2026, në Stacionin Policor është paraqitur K. B, e cila ka raportuar zhdukjen e vajzës së saj, A. B..
Sipas deklarimit të saj, 20-vjeçarja ka 4 deri në 5 ditë që është larguar nga shtëpia dhe që atëherë nuk është lajmëruar më, ndërsa telefoni i saj rezulton i paqasshëm.
Familjarët kanë shprehur shqetësim për fatin e saj, pasi nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e A.B..
Sipas Policisë, viktima edhe në raste të tjera ishte larguar nga shtëpia, megjithatë këtë herë mungesa e kontaktit për disa ditë ka bërë që rasti të raportohen tek autoritetet.
Në konsultim me Prokuroren kujdestare, rasti është iniciuar si “Person i zhdukur” dhe kanë nisur hetimet për lokalizimin e saj.

