Haziri: Me thirrjen e madhe të bashkimit me besim në Zot, familje e atdhe, e nisëm sonte fushatën elektorale në Gjilan
Me thirrjen e madhe të bashkimit me besim në Zot, familje e atdhe, e nisëm sonte fushatën elektorale në Gjilan, ka shkruar kandidati i LDK për deputet, Lutfi Haziri, e cili e mban numrin 5 në listen zgjedhore të kësaj partie.
Postimi i plotë:
Me thirrjen e madhe të bashkimit me besim në Zot, familje e atdhe, e nisëm sonte fushatën elektorale në Gjilan, me dashni për këtë qytet e këtë Republikë
Jemi bërë bashkë të gjithë Rugovistët, për të mos ia falur asnjë minutë kësaj qeverie në detyrë, e cila Gjilanit i solli këto gjashtë vite depresion të thellë politik e ekonomik.
Ne, ushtarët e Ibrahim Rugovës nga Gjilani, refuzojmë përjashtimin që i është bërë Gjilanit e Anamoravës nga investimet kapitale e në përfaqësim, sikur që refuzojmë të ecim nëpër terrin politik e në këtë krizë institucionale.
Ne zotohemi se kësaj nahie do t’ia rikthejmë epitetin e kryeqendrës politike, arsimore, të kulturës, sportit e sigurisë, sepse ne e duam Gjilanin dhe Republikën më shumë se partinë.
Mos e le pa dalë sot (28 maj 2026), në hapjen e madhe të LDK-së në Prishtinë, me fillim në ora 18:00, në sallën 1 Tetori.
Nga ky vend i Rugovistëve, i bëjmë homazh veprimtarit të madh të çështjes kombëtare e burrështetasit, Hafiz Gagica, i cili na la vetëm fizikisht, por do ta kujtojmë përjetë për kontributin e jashtëzakonshëm në lëvizjen politike për liri, pavarësi e demokraci!
#Bashkohu me LDK-në dhe vendos më 7 qershor!
#LDK113 besë dhe shpresë për Kosovën!
#VjosaOsmaniSadriu1
#LumirAbdixhiku2
#LutfiHaziri5
#ValentinaBunjakuRexhepi21
#GentritMurseli68
#BesimGuda69
#DrenusheMaloku103

