Drenushë Maloku Bejtullahu është sinonim i qytetarisë, respektit dhe kontributit për komunitetin

Faton Hasani

Drenushë Maloku Bejtullahu, kandidate e LDK-së për deputete, me numër 103, është një prej figurave që i jep kuptim përfaqësimit të denjë qytetar.

Me energjinë e saj pozitive, moralin e lartë dhe përkushtimin ndaj njerëzve, ajo përfaqëson më së miri frymën që i duhet sot politikës në Kosovë.

E lindur dhe e rritur në një familje me traditë, respekt dhe vlera të mëdha njerëzore në Gjilan, Drena ka ndërtuar personalitetin e saj mbi ndershmërinë, edukatën, punën dhe përgjegjësinë ndaj shoqërisë.

Familja e saj ka qenë gjithmonë sinonim i qytetarisë, respektit dhe kontributit për komunitetin, dhe këto vlera ajo i bart me krenari në çdo hap të jetës së saj.

Sot, kur qytetarët kanë nevojë për njerëz që i kuptojnë hallet dhe sfidat e tyre, Drenushë Maloku Bejtullahu paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për Gjilanin dhe gjithë Kosovën.

Ajo vjen në garë jo për interesa personale, por për të qenë zë i fuqishëm i qytetarëve, për të mbrojtur vlerat e familjes, për të fuqizuar rolin e gruas dhe për të sjellë energji të re në vendimmarrje.

Drena përfaqëson kombinimin ideal të urtësisë, vendosmërisë dhe vizionit. Ajo është shembull se si një grua me integritet dhe vlera të forta familjare mund të bëhet forcë ndryshimi për të mirën e shoqërisë.

Prandaj, mbështetja për Drenushë Maloku Bejtullahu është mbështetje për vlerat, dinjitetin dhe një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.