Gjenerali gjerman u dha vetëm 28 minuta kohë ushtarëve serbë që të largohen nga Kosova

Forcat e para të NATO-s kishin hyrë në Kosovë, më 12 qershor, por ushtria serbe ende po hezitonte të tëhiqej. Kjo e detyroi gjeneralin gjerman që t`iu jepte një ultimatum për tërheqje.

Në foto shihet një moment kur gjenerali gjerman Helmut Harff ishte takuar me disa ushtarë serbë dhe ku ai u jep ultimatum të largohen për gjysmë ore nga Kosova.

“Duhet të shkoni për 30 minuta dhe ora tani është 11:00”, dëgjohet të thotë gjenerali.

Pas një diskutimi prej disa minutash, ku serbët kundërshtojnë largimin, Helmut Harff kthehet dhe me bindje të plotë i thotë serbit: “I keni vetëm edhe 28 minuta kohë”. Serbët e kuptojnë seriozitetin e tij dhe largohen./mediafokus.info