Stacioni i Autobusëve në Gjilan dikur ishte në qendër të qytetit
Shkruan: Ismajl Veliu
Në këtë foto shihet Stacioni i Autobusëve në Gjilan, që asokohe ishte qendër të qytetit.
Një fotografi e bukur që na kthen pas në kohë, kur stacioni i autobusëve ndodhej në zemër të qytetit.
Në rrugën pranë hotelit shihen autobusët e parkuar, duke pritur udhëtarët për destinacione të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës.
Ky vend ishte një pikë e rëndësishme e jetës së përditshme, ku takoheshin njerëz të moshave e profesioneve të ndryshme.
Aty zhvillohej një lëvizje e pandërprerë udhëtarësh, me valixhe në duar dhe me shpresën për të arritur në destinacionet e tyre.
Fotografia ruan kujtimin e një periudhe kur Gjilani jetonte me ritmin e tij të veçantë qytetar dhe kur stacioni i autobusëve ishte një nga pikat më të gjalla dhe më të frekuentuara të qytetit.

