Aktori i njohur nga Gjilani humbi 90 kilogramë për katër vite

Përmes një postimi në llogarinë e tij, aktori ka publikuar detaje nga pasaporta e tij.

Me humorin që e karakterizon gjithmonë, ai ka zbuluar shifrat e sakta të rënies në pesha, duke shkruar: “Per 4 vite minus 90 kg dhe 2cm”.

Nga ajo që shihet në dokumentet të paraqitura në foto, vihet re edhe një ndryshim në gjatësinë e tij trupore.

Në pasaportën e lëshuar në vitin 2016, gjatësia e aktorit figuronte 186 centimetra, ndërsa në dokumentin tjetër gjatësia ka rënë 184 cm.

Ky ndryshim radikal dëshmon për një disiplinë dhe rrugëtim të jashtëzakonshëm të Bufit drejt një stili më të shëndetshëm jetese.

Tani nuk ta mbajë më në shpinën e tij një person plus. 90 kg janë edhe më shumë se një person me peshë normale.

Bufi i kishte fituar gjithë ato kile shkaku i oreksit të madh. Vetë ai thoshte kur bënte humor: Unë uritem pa u ngi ende.