Hoti godet opozitën, s’e kursen as lidershipin e LDK’së: I githë aktiviteti organizohet rreth kapjes së posteve

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti, ka goditur mbarë opozitën lidhur me qëndrimin karshi gazit amerikan.

Hoti, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se i gjithë aktiviteti opozitar po organizohet rreth kapjes së posteve shtetërore.

“Por kur i gjithë aktiviteti opozitar organizohet rreth kapjes së posteve shtetërore, e jo rreth kauzave dhe interesit shtetëror, atëherë rezultati i zgjedhjeve është ky që e pamë të dielën e kaluar – rezultat që përpikëri reflekton politikën pa kauzë shtetërore, pa vizion dhe pa guxim”, deklaroi Hoti.

Sipas tij, kauza e vetme për të cilën duhet protestuar deri në rrëzimin e Qeverisë Kurti është gazi amerikan.

Nuk bëhet fjalë për një projekt të zakonshëm ekonomik, por për orientimin gjeopolitik të Kosovës, për sigurinë energjetike dhe për aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Heshtja përballë një dëmi të tillë nuk është neutralitet – është bashkëfajësi“, ka thënë më tej ai.