Nehat Osmani, futbollisti që shkëlqeu me talent, vision dhe shpirt luftarak
Shkruan: Ismajl Veliu
Nehat Osmani ishte një ndër futbollistët më të spikatur të gjeneratës së artë të ekipit të qytetit të Gjilanit, “Ylli i Kuq”.
Me paraqitjet e tij në fushën e blertë, ai u bë një nga shtyllat kryesore të ekipit, një futbollist që shumë sportdashës e konsideronin si alfa dhe omega të klubit.
I pajisur me talent të rrallë, vizion të jashtëzakonshëm dhe shpirt luftarak, Nehati shkëlqente si në repartin e mesfushës, ashtu edhe në sulm, ku shpeshherë realizonte gola të bukur dhe vendimtarë.
Ai ishte një lojtar që nuk kursente asnjëherë mundin për fanellën e klubit.
Me përkushtimin, disiplinën dhe dashurinë e madhe për futbollin, fitoi respektin e bashkëlojtarëve, trajnerëve, tifozëve dhe të gjithë qytetarëve të Gjilanit.
Në çdo ndeshje jepte maksimumin, duke u bërë shembull i sportistit të ndershëm dhe luftëtarit të vërtetë në fushë.
Nehat Osmani ia kushtoi futbollit vitet më të bukura të rinisë, por edhe një pjesë të rëndësishme të jetës së tij në moshë të pjekur.
Kontributi i tij në sukseset e “Ylli i Kuq” mbetet i paharruar dhe emri i tij vazhdon të kujtohet me respekt nga brezat që patën fatin ta shohin duke luajtur.
Ai mbetet një figurë e nderuar e sportit gjilanas dhe një nga emrat që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit të qytetit të Gjilanit./Mediafokus

