Vazhdon të bie çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar për çmimet maksimale të lejuara të derivateve për ditën e mërkurë.

Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi i një litre naftë do të shitet për 1.47 euro për litër, dy centë më lirë se një ditë më parë.

Kurse, benzina do të shitet 1.39 euro për litër dhe gazi 0.67 euro për litër.

Cimet e benzinës dhe gazit do të jenë sikur një ditë më parë.