Aksident në aksin rrugor Lezhë–Milot, humb jetën një kosovar
Një kosovar ka humbur jetën në një aksident në aksin rrugor Lezhë–Milot.
Sipas policisë, motra dhe djali i tij janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pos tjerash, në njoftimin e policisë u bë e ditur se në aksident ishin përfshirë një kamion dhe një automjet.

