“Mjekët shqiptarë mbajnë spitalet gjermane” – vendësit nuk janë mësuar me temperaturat e larta

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg, deklaroi se për shkak të temperaturave të larta në këtë vend, ka qenë personeli shqiptar ai që ka mbajtur spitalet gjermane.

“Personeli mjekësor gjerman nuk është mësuar të punojë në temperatura 38 gradë e sipër, kështu që shumë prej kolegëve tanë gjermanë kanë qenë me raport mjekësor këtë fundjavë. Në krye të detyrës kanë qenë mjekët dhe infermierët shqiptarë, pasi ne jemi më të mësuar me temperatura të tilla”, deklaroi Dollenberg në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.

“Ne nuk jemi në Botëror, por përsa i përket mjekësisë, kemi fituar ne shqiptarët këtë fundjavë”, shtoi Aurora Dollenberg. (A2 Televizion)