LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje kryetari i LDK-së në Fushë Kosovë, Besnik Osmani

Kryetari i degës së LDK-së në Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka dhënë dorëheqja.

Këtë vendim e ka konfirmuar asamblisti i LDK-së në Kuvendin e kësaj komune, Ali Topalli.

Ai ka bërë me dije se deri te ky vendim Osmani ka ardhur pas rezultateve jo të mira të degës në zgjedhjet e fundit.

“Është e vërtetë që ka dhënë dorëheqje z. Osmani. Arsyet janë rezultatet jo të mira zgjedhore në LDK dhe nevoja për zgjedhje të përgjithshme në LDK”, ka deklaruar ai, raporton EO.