Një degë e LDK-së në diasporë kërkon që Abdixhiku të zbresë nga drejtimi i partisë
Rezultati i dobët zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vazhduar të prodhojë kërkesa për dorëheqjen e drejtuesit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, edhe pasi ky i fundit u tha të ketë të marrë shumicë dërmuese mbështetje nga kolegjiumi i degëve të LDK-së.
Gazeta Express ka siguruar një letër elektronike nga dega e LDK-së në Austri ku Abdixhikut i kërkohet të marrë përgjegjësi për rezultatin e dobët zgjedhor dhe partia të shkojë në zgjedhje të përgjithshme të brendshme.
“Në mbledhjen e mbajtur të Deges së LDK në Austri, se bashku me Kryetarët e pese nëndegëve, u analizua rezultati i dobet ne zgjedhjet e gershorit. Gjatë diskutimeve u vlerësua se eshtë e domosdoshme marrja e pergjegjesisë nga të gjithë ne, e sidomos nga lidershipi i partisë.Njezeri u vendos dhe kerkohet, qe LDK te shkoje ё zgjedhje të përgjithshme dhe të bëhen reforma thelbesore .Njëkohësisht, shprehim falënderimin tonë për Kryetarin Abdixhiku për kontributin e deri tashëm”, thuhet në atë e-mail.

