Shtrenjtohet çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi i naftës në Kosovë është ngritur për një 1 cent krahasuar me dy ditët paraprake.

Çmimi i naftës për ditën e sotme do të jetë 1.41 euro.

Çmimi i benzinës dhe gazit nuk ka ndryshuar.

Një litër benzinë mund të shitet jo më shtrenjtë se 1 euro e 36 centë për litër, kurse i gazi ka çmimin 0.63 euro për litër.