Shaqiri dhe Zhegrova përqafohen para ndeshjes Basel – Juventus
Në St. Jakob-Park, Basel, sot u zhvillua ndeshja mes FC Basel dhe Juventus.
Faqja zyrtare në rrjetin social “Facebook” e FC Basel, ka publikuar fotografinë e dy futbollistëve nga Kosova, teksa përqafohen para fillimit të ndeshjes.
Në fotografi shihen dy nga futbollistët më të suksesshëm shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Edon Zhegrova.
Xherdan Shaqiri përveç pjesëtar i përfaqësueses së Zvicrës, është edhe pjesë e FC Basel, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë Edon Zhegrova përveç futbollist i përfaqësueses së Kosovës, luan për një nga klubet më të suksesshme, Juventus.
Ndryshe, aktualisht është duke u zhvilluar pjesa e dytë e ndeshjes.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 0-0.


