S’ka kolona e as shumë pritje në pikat kufitare të Kosovës

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa pritje të gjata deri në këto momente.

Sipas të dhënave të përditësuara, në shumicën e pikave kufitare pritjet për hyrje-dalje nga vendi zgjasin nga 3-5 minuta, në disa pika të caktuara – deri në 10 minuta.

Pavarësisht fluksit të lëvizjeve, situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohet për kolona të gjata apo bllokime që do të ndikonin në qarkullimin e automjeteve.