Sonte Prenga ynë ngjitet në ring kundër Joshuas – a do të shkruaj histori boksieri shqiptar?
Boksieri shqiptar Kristian Prenga do të gjendet sonte në një nga sfidat më të mëdha të karrierës së tij, kundër ish-kampionit të botës në peshat e rënda, Anthony Joshua.
Dueli pritet të nisë rreth mesnate, megjithëse orari mund të ndryshojë në varësi të përfundimit të meçeve paraprake.
Anthony Joshua, 36-vjeçar, ka një karrierë të jashtëzakonshme në boksin profesionist.
Britaniku ka qenë kampion bote në kategorinë e peshave të rënda. Ai ka zhvilluar duele me emra të mëdhenj të këtij sporti.
Ai ka një bilanc prej 28 fitoresh dhe 4 humbjesh, me shumicën e fitoreve të ardhura me nokaut.
Kristian Prenga, 35-vjeçar, njihet për fuqinë e goditjeve dhe stilin agresiv të boksimit.
Përballja me Joshuan do të jetë testi më i madh për boksierin shqiptar, pasi britaniku ka përvojë të madhe në duele të nivelit më të lartë.
Kjo sfidë shihet edhe si një hap përgatitor për Joshuan para një superdueli të mundshëm me bashkëkombësin e tij, Tyson Fury.
Nëse Prenga arrin ta mposhtë Joshuan, fitorja do të ishte një nga befasitë më të mëdha në boksin e peshave të rënda dhe një moment historik për boksin shqiptar.

